image Dy persona të arrestuar për dhunë në familje

Kosovë

Policia/ Dy persona të arrestuar për dhunë në familje

news image

Dy persona janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar dhunë në familje, rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Gjakovë.

Siç njofton policia në Prishtinë është arrestuar një femër e dyshuar për sulm fizik ndaj nënës së saj, për këtë veprim e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar e dyshuara femër K- Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (nënën e saj). Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa në Gjakovë burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij e për këtë i dyshuari është dërguar në mbajte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K- shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K- shqiptare (bashkëshorten e tij).Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/