Dy persona janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar dhunë në familje, rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Gjakovë.
Siç njofton policia në Prishtinë është arrestuar një femër e dyshuar për sulm fizik ndaj nënës së saj, për këtë veprim e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër K- Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (nënën e saj). Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa në Gjakovë burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij e për këtë i dyshuari është dërguar në mbajte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K- shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K- shqiptare (bashkëshorten e tij).Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/