Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin para nga një punëtor i një biznesi (emër i njohur për redaksinë) nga Prishtina.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se tentim grabitja e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Simonida”, afër fshatit Sicanicë të Leposaviqit.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur me revole ndërsa tjetri me thikë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti ka thënë për Gazetën Sinjali se grabitja nuk është kryer, duke theksuar se bëhet fjalë për tentim grabitje.
“Nuk është realizuar grabitja, ka qenë tentim. Disa persona kanë qenë me veturë që kanë dashur me grabitë para prej personave të tjerë por janë largu pa marrë asgjë”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/