image Dy persona të armatosur grabisin para në një barnatore në Mitrovicë

Siguri

Dy persona të armatosur grabisin para në një barnatore në Mitrovicë

news image

Dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një barnatore në Mitrovicë sot rreth orës 18:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se të dyshuarit kanë grabitur një shumë parash dhe kanë ikur.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Raporti i plotë i Policisë:

Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga”  në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar

/GazetaSinjali/