image Dy persona që u shëruan sonte nga koronavirusi vijnë nga Gjilani

Shëndetësi

Dy persona që u shëruan sonte nga koronavirusi vijnë nga Gjilani

news image

Sonte në Kosovë janë shëruar 39 pacientë të cilët ishin prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 1 mijë e 108 raste numrin e të shëruarve nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy nga të shëruarit sonte vijnë nga Komuna e Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Ai tha se numri i përgjithshëm i të shëruarve në Gjilan ka shkruar në 80 sosh.

“Dita102. Nga 72 mostra të kontakteve të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, 3 raste rezultuan pozitive me #Covid19 në Gjilan, dy persona janë shëruar plotësisht dhe disa ritestime do të jenë për negativizim. Nga 146 raste në total, 3 kanë ndërruar jetë, janë shëruar 80 persona, derisa raste aktive janë 65”, ka shkruar Haziri në Facebook.

I pari i Gjilanit tha se Komiteti Emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan është duke e menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet, porapeloi që qytetarët të vazhdojnë të respktojnë masat mbrojëtse, duke u kujdeseur për veten dhe familjen.

“Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e dorëza. Mbaje distancën”, ka përfunduar Haziri./Gazeta Sinjali/