image Dy persona në Pejë i tregojnë armët pas një mosmarrëveshje në një lokal - Sinjali

Siguri/ Dy persona në Pejë i tregojnë armët pas një mosmarrëveshje në një lokal

news image

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, dje rreth orës 23:20 përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar me datën 09.11.2019 në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.

“Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. i lindur me 1984 m/k/sh, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo të njëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 m/k/sh. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar disa armë”.

“Një (1) armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy (2) karikatorë, një (1) pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një (1) karikator, gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62×39 mm, njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62×25 mm, dhjetë (10) fishekë të armës me gas. Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, njofton policia./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: