Për një person në Istog dita e djeshme ka qenë shumë fatkeqe.
Ai ka raportuar në Polici se rreth orës 11:20 dy persona ia kanë grabitur veturën, një pushkë gjuetie, 110 euro dhe 10 franga.
Gjatë grabtjes, viktima ka pësuar edhe disa lëndime trupore.
Të dyshuarit ende janë në arrati. /Gazeta Sinjali/