image Dy persona e rrahin me shkop besjbolli një qytetar në Malishevë

Siguri

Dy persona e rrahin me shkop besjbolli një qytetar në Malishevë

news image

Një mosmarrëveshje që e kishin pasur të premten me një qytetar, dy persona kishin tentuar që ta “zgjidhnin” me shkop besjbolli, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bën të ditur se më 2 korrik, dy të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje me një person tjetër në restorantin “Kështjella” në fshatin Banjë të Malishevës.

Por, kjo mosmarrëveshje nuk mori fund në restorant. Këto burime bëjnë të ditur për Sinjalin se të dyshuarit e kishin ndjekur me veturë, veturën e të dëmtuarit në drejtim të fshatit Senik.

Kur kanë mbërritur në këtë fshat, ata dyshohet se ia kanë bllokuar rrugën me veturë dhe më pas kanë dakë në rrugë dhe e kanë goditur qytetarin me mjet të fortë (dyshohet me shkop bejsbolli).

Për shkak të goditjeve me këtë mjet, të dyshuarit i kanë shkaktuar atij lëndim të rëndë në kokë.

Sinjali merr vesh se Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë dy të dyshuarit për këtë rast, të cilët me vendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/