image Dy persona dyshohet për shitblerje vote në Pozharan

Kosovë

Parregullësi/ Dy persona dyshohet për shitblerje vote në Pozharan

news image

Bëhet e ditur se personat në fjalë janë identifikuar nga policia dhe janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.

Policia e Kosovës në Gjilan e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali lajmin se ka ndaluar dy persona të dyshuar për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani ka deklaruar se aktualisht dy të dyshuarit po intervistohen nga Prokuroria dhe se pritet të dilet me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë rast.

Në media kanë dalë disa pamje nga fshati Pozharan, ku shihen dy persona që dyshohet se ishin në procesin e shitjes dhe blerjes së votës. /Gazeta Sinjali/