image Dy ndeshjet e rëndësishme të shtatorit, Shqipëria luan sot si mysafir ndaj Çekisë

Futboll

Dy ndeshjet e rëndësishme të shtatorit, Shqipëria luan sot si mysafir ndaj Çekisë

news image

Shqipëria do të zhvillojë sonte njërën nga dy ndeshjet “vendimtare” të këtij muaji, në kuadër të kualifikime për Evropianin 2024.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, ku do të përballen me kombëtaren çeke me fillim nga ora 20:45.

Shqipëria ndodhet e dyta në grupin E, ku qëndron me 6 pikë, vetëm prapa klubit me të cilin përballet sonte, Çekinë, e cila ndodhet lidere me një pikë më shumë, 7.

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të kombëtares shqiptare, ata tashmë kanë rritur gjasat për një kualifikim tutje, ndonëse aty ndodhet edhe Polonia, kombëtare që ia ka shkaktuar humbjen e vetme Shqipërisë, në sfidën e parë të luajtur në këto kualifikime.

Vetëm tre ditë më vonë, Shqipëria do ta mirëpresë Poloninë në “Air Albania”, dhe këto dy ndeshjet e shtatorit praktikisht mund të konsiderohen deçizive për fatin e Shqipërisë në Evropianin 2024.

/GazetaSinjaliSport/