Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara. Rama e ka cilësuar Erdogan një mik të çmuar teksa takimi u zhvilluan në pallatin presidencial Cumhurbaskanligi Kulliyesi.
Rama prej dy ditësh ndodhet në Ankara në kuadër të Samitit të NATO-s teksa të mërkurën përmes një videoje njoftoi se samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë.
“Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaskanligi Kulliyesi, pas Samitit të NATO-s e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!