Në këtë fundjavë do zhvillohet java e 14-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.
Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në palestrën ‘Mizahir Isma’, aty ku do takohen Rahoveci dhe Ylli. Kjo ndeshjet zhvillohet sot nga ora 17:00.
‘Vreshtarët’ momentalisht janë lider në tabelë me 23 pikë, me bilanc prej dhjetë fitoreve dhe tri humbjeve. Kurse, ‘Xhebrailat’ deri më tani kanë grumbulluar 21 pikë dhe renditen në pozitën e tretë, me bilanc prej tetë fitoreve dhe pesë humbjeve.
Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Pejës dhe Vëllaznimit, me pejanët që do kërkojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.
‘Shqiponjat’ renditen në poztën e katërt me 21 pikë, me bilanc prej tetë fitoreve dhe pesë humbjeve. Kurse, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ renditen në pozitën e parafundit (të shtatën) me 17 pikë, me bilanc prej 4 fitoreve dhe nëntë humbjeve.
Ndeshja mes Pejës dhe Vëllaznimit zhvillohet sot në palestrën ‘Karagaçi’ nga ora 15:00. /Sinjali Sportiv/.