image Dy ndërtesa në gjendje të tmerrshme pas tërmetit në Shqipëri

Rajon

Lëkundje/ Dy ndërtesa në gjendje të tmerrshme pas tërmetit në Shqipëri

news image

Janë thelluar dëmtimet në banesat e goditura nga tërmeti i ditës së djeshme në Korçë.

Perfekti i Korçës, Dhori Spirollari shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

“Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim.

Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë”, u shpreh Spirollari./Gazeta Sinjali/