image Dy motrat në konflikt me kunatën, njëra e rreh, tjetra ia drejton pushkën

Rajon

Shqipëri/ Dy motrat në konflikt me kunatën, njëra e rreh, tjetra ia drejton pushkën

news image

Dy motra janë përfshirë në një konflikt fizik me gruan e vëllait të tyre, derisa pasi ka eskaluar situara, njëra nga motrat ia ka drejtuar asaj pushkën. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Shqipërisë.

45-vjeçarja Shpresa Derti është prangosur nga Policia, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait, A.Derti, 28-vjeçare.

Nuk kishte duruar motra tjetër, 31-vjeçarja Z.M, duke ia drejtuar pushkën e gjuetisë gruas së vëllait dhe duke e kërcënuar me vrasje.

Arma e babait të tyre me të cilën ajo e ka kërcënuar gruan e vëllait, ishte pa fishek, njofton Policia. Pronësia e armës ishte mbi babain e dy motrave. /Gazeta Sinjali/