image Dy motra të mitura largohen nga shtëpia në Prizren, Policia i gjen pas dy ditësh me të dashurit e tyre

Siguri

Dy motra të mitura largohen nga shtëpia në Prizren, Policia i gjen pas dy ditësh me të dashurit e tyre

news image

Mbrëmjen e së premtes një familje në Prizren u tmerrua kur dy vajzat e mitura dolën nga shtëpia dhe nuk dinin asgjë për fatin e tyre. Për dy ditë me radhë ata nuk morën as mesazhe e as thirrje derisa e njoftuan Policinë dhe u gjeten gjurmët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy motra, njëra 14 e tjetra 16-vjeçare, të cilat u larguan nga shtëpia të premten dhe askush nuk kishte informacione për vendndodhjen e tyre.

Ato kishin vendosur që të mos e njoftonin familjen se njëra kishte shkuar në Gjakovë e tjetra në një fshat të Prizrenit. Ashtu edhe doli posa u aktivizua Policia, që i gjeti vajzat, por jo të vetme.

Sinjali mëson se secila prej tyre kishte qenë e shoqëruar me nga një person, të moshës së mitur, me të cilët kishin pasur lidhje dashurie.

Gjithçka u zbulua posa viktimat u shoqëruan në stacion policor e më pas u dërguan në spital, për t’ua bërë ekzaminimet e nevojshme, që mund të zbulojnë nëse janë keqtrajtuar në ndonjë formë apo jo.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, nga kontrollet e kryera në spital nuk ka rezultuar se të njëjtat janë abuzuar pasi s’kanë pasur shenja dhune.

Vajzat më pas janë dërguar në strehimore teksa në anën tjetër dy personat që ishin bashkë me të miturat janë intervistuar nga hetuesit policorë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për këtë rast, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

/GazetaSinjali/