Një sulm mes motrave ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Lipjan. Rreth orës 19:50, ato u rrahën mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë treguar se madje njëra prej tyre, ka tentuar që me thikë ta sulmojë motrën e vet.
Sinjali mëson se e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor dhe gjatë intervistimit, është vërejtur se ka probleme psikike, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/