image Dy motra lëndojnë me thikë katër anëtarë të familjes në Drenas

Siguri

Dy motra lëndojnë me thikë katër anëtarë të familjes në Drenas

news image

Dy motra në Drenas kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se dy të dyshuarat dje rreth orës 11:00 kishin ushtruar dhunë në familje, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me anëtarët e tjerë të familjes.

Këto burime i kanë thënë gazetës se katër anëtarë të familjes janë lënduar me thikë.

Për shkak të këtyre lëndimeve, ata janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ndërkaq, pas intervistimit, dy të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/