image Dy ministrat e PDK-së fillojnë fushatën, u premtojnë rritje page mjekëve

Kosovë

Zgjedhje/ Dy ministrat e PDK-së fillojnë fushatën, u premtojnë rritje page mjekëve

news image

Dy ministrat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë filluar fushatën në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Uran Ismaili si ministër i Shëndetësisë dhe Bedri Hamza si ministër i Financave kanë mbledhur gjatë ditës së sotme drejtorët e klinikave të QKUK-së.

I gjithë takimi që zgjati rreth një orë u thirr nga ministri në dorëheqjen Uran Ismaili, për t’u treguar se pagat do t’u rriten në fund të këtij viti, shkruan Sinjali.

Duke iu referuar Ligjit për Pagat, i cili ishte miratuar në maj të këtij viti, Uran Ismaili, i shoqëruar edhe nga ministri në dorëheqje i Financave, Bedri Hamza, edhe njëherë ua rikujtoi atyre siç tha, përpjekjet që ai dhe partia e tij bënë gjatë tërë vitit për t’i rritur pagat në këtë sektor.

Bedri Hamza lavdëroi kolegun e tij nga PDK-ja.

Në anën tjetër ministri Hamza u ka kujtuar investimet që qeveria e këtij mandatit ka bërë në sektorin e shëndetësisë.

E, ndonëse muajve të fundit ministri Ismaili intensifikoi vizitat e tij në klinikat dhe spitalet e QKUK-së duke përuruar shërbime dhe aparatura të reja në QKUK-së , madje i shoqëruar edhe nga bashkëpartiakë të tij, ai gjithë këto vizita nuk po i quan fushatë.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërsa kryetari i PAN-it, Kadri Veseli si dhe paritë e tjera janë shprehur pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 22 gusht kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit./Sinjali/