Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 145 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Rastet e reja vijnë nga 19 komuna të Kosovës të cilat edhe më parë kishin konfirmuar raste pozitive me COVID-19.
Mirëpo, janë ende edhe dy komuna të Kosovës të cilat as 4 muaj pas konfirmimit të rasteve të para në vend, nuk kanë shënuar anjë rast të infektimit.
Komunat në fjalë janë komuna e Ranillugut dhe komuna e Novobërdës.
Ndryshe, gjatë 24-orëve të fundit u shënua rekord i mostrave të testuara, 562 gjithsej, të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 171 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676./GazetaSinjali/