Kompanitë më të mëdha në botë të transportit me kontejnerë ndalojnë përkohësisht rezervimet e ngarkesave drejt dhe nga Rusia.
“Meqenëse stabiliteti dhe siguria e operacioneve tashmë po ndikohen drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga sanksionet, rezervimet e reja të Maersk për dhe nga Rusia do të pezullohen përkohësisht, me përjashtim të produkteve ushqimore, furnizimeve mjekësore dhe humanitare”, tha Maersk, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.
Kompania e Transportit Mesdhetar (MSC) gjithashtu do të ndalojë të gjitha rezervimet e ngarkesave drejt dhe nga Rusia duke filluar nga sot, “duke mbuluar të gjitha zonat e aksesit duke përfshirë Balltikun, Detin e Zi dhe Rusinë e Largët”, tha kompania në një deklaratë.