image Dy gratë ruse, që u gjetën të vdekura në saunën e hotelit në Kavajë, ishin nënë e bijë

Shqipëri

Dy gratë ruse, që u gjetën të vdekura në saunën e hotelit në Kavajë, ishin nënë e bijë

news image

Mediat ruse vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje ngjarjes së rëndë të regjistruar në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e djeshme, ku humben jetën në një hotel 4 shtetas rusë.

Së fundmi, ato kanë publikuar edhe fotot e dy grave që humbën jetën.

Sipas mediave ruse, viktimat janë nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova, ndërsa ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita Belousov.

31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve, të cilat çifti i kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

E gjithë familja u gjet në territorin pranë saunës, burrat ishin në bagazhe noti, dhe gratë me rroba.

Sipas të afërmve të familjes, asnjë nga katër viktimat nuk ka marrë alkool ose drogë. Autopsia duhet të tregojë se çfarë e shkaktoi vdekjen./GazetaSinjali/