image Dy gra ruse që po trajtoheshin për koronavirus arratisen nga karantina spitalore

Botë

Botë/ Dy gra ruse që po trajtoheshin për koronavirus arratisen nga karantina spitalore

news image

Dy gra ruse, të cilat ishin në karantinë spitalore për shkak se po trajtoheshin për një infeksion të mundshëm me koronavirus janë arratisur nga spitalet ku ndodheshin.

Gratë janë larguar për shkak të kushteve jo të mira, frika se mos infektoheshin dhe nga mjekët jo bashkëpunues.

Deri tani numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 1.350 persona. Ndërsa vetëm ditën e djeshme në provincën kineze Hubei humbën jetën 242 persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është “shumë herët” për të parashikuar përfundimin e epidemisë.

Katër vaksina të mundshme po financoheshin për zhvillimin para-klinik, u tha gazetarëve Shefja e Shkencës së OBSH-së, Soumya Swaminathan.

“Unë mendoj se do të gjejmë një vaksinë,” tha ajo. “Do të duhet ca kohë. Një vaksinë nuk mund të bëhet brenda natës”. /Gazeta Sinjali/