image Dy gra ikën nga spitali pasi mbaheshin të mbyllura nga frika për përhapjen e koronavirusit

Shëndetësi

Botë/ Dy gra ikën nga spitali pasi mbaheshin të mbyllura nga frika për përhapjen e koronavirusit

news image

Dy gra kanë ikur nga spitalet e tyre, njëra në Samara dhe tjetra në Shën Peterburg, të cilat po dyshoheshin se ishin të prekura nga koronavirusi.

Ato mbaheshin të mbyllura në karantinë nga frika se mund të ishin prekur nga koronavirusi, pasi sapo ishin kthyer nga një vizitë në Hainan, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk mund të qëndrojmë të mbyllura brenda një kafazi”, thanë gratë para se të arratiseshin nga spitalet e tyre.

Guzel Neder, e cila u largua nga dritarja e spitalit në Samara, ka thënë se ka vizituar spitalin për arsye se djali i saj kishte temperaturë kur ishin kthyer nga një vizitë në Kinë dhe që atëherë ka mbetur e mbyllur në karantinë.

Nënë e bir iu nënshtruan testeve për koronavirusin, por testet nuk dolën asnjëherë.

“Nuk kishte rrugëdalje tjetër për ne përveçse të largoheshim nga ajo strukturë, pa një autorizim”, u shpreh Guzel në rrjetin social Instagram.

Ndërsa,  gruaja në Shën Peterburg tregon se kishte ndjerë dhembje fyti pasi ishte kthyer nga qyteti kinez i Hainan-it dhe për këtë arsye kishte shkuar në spital për të qenë e qetë.

Ajo iu nënshtrua 3 testeve për koronavirus dhe të tre rezultuan negativ dhe për këtë arsye nuk e kuptonte se përse mbahej ende e mbyllur në karantinë, kështu ajo dëmtoi bravën e derës ku mbahej mbyllur dhe iku nga spitali duke shtuar se nuk e ndoqën dhe kërkuan më as policia dhe as mjekët./Gazeta Sinjali/