Dy skuadrat e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid janë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll, Adama Traore.
Traore ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon te skuadra e Wolves, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 10 asistime.
Forma e tij e mirë ka bërë që të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, sidomos ato spanjolle.
Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, Barcelona dhe Real Madridi, janë të interesuar që ta transferojnë në sezonin e verës sulmuesin.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Wolverhampton Wanderers kërkon plot 90 milionë funte për yllin e tyre.
Kujtojmë se 24-vjeçari ka luajtur në të kaluarën te skuadra e Barcelonës, pasi ishte akademi e klubit katalunas./Gazeta Sinjali/