Klubi spanjoll, Real Madrid ka njoftuar se dy lojtarët, Casemiro dhe Hazardi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Reali ka bërë të ditur se ata kanë rezultuar pozitivë pas testimeve të djeshme, transmeton Sinjali Sportiv.
“Të gjithë lojtarët e tjerë, stafi i trajnerëve si dhe punëtorët e tjerë që punojnë me ekipin e parë kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.