image ZYRTARE: Eden Hazard pensionohet nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare

Futboll

ZYRTARE: Eden Hazard pensionohet nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare

news image

Eden Hazard ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli profesionist.

Belgu e ka konfirmuar këtë nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale:

Deklarata e tij:

“Duhet të dëgjoni veten dhe të thoni ndaloni në kohën e duhur.

Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist.

Kam arritur të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën.

Gjatë karrierës sime kam qenë me fat që kam takuar menaxherë, trajnerë dhe bashkëlojtarë të mëdhenj – faleminderit të gjithëve për këto momente të mrekullueshme, do të më mungosh të gjithëve.

Unë gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid; dhe falënderoj RBFA për përzgjedhjen time belge.

Një falenderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija.

Më në fund, një falenderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur për gjithë këto vite dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur.

Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja.

Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi.” ❤️

/GazetaSinjaliSport/