Mënyrat se si silleni kur gjendeni në rrethana të paparashikueshme përcaktojnë a do të jeni hero apo viktimë e jetës suaj.
Nëse keni këtë qëndrim në të gjitha situatat e jetës, cilësia e saj do të përmirësohet në mënyrë drastike.
Për t’i parë ndryshimet nevojitet kohë. Le të jetë ky vit, vit i ndryshimeve.
Mantra e parë: Unë jam hero i jetës sime
Çdo ditë me vete sjell rrethana të paparashikueshme. Zhgënjim, lajme të këqija apo çfarëdo qoftë tjetër që mund t’ju ndodhë. Ju duhet të vendosni si do t’u përgjigjeni të gjitha këtyre.
Në qoftë se ndaj çdo problemi përgjigjeni me këtë fjali: “Unë jam hero i jetës sime”, ndërgjegjes suaj i dërgoni mesazhin që jeni të fortë mendërisht. Vendimi që të jeni hero i jetës suaj do të thotë t’i shtroni vetes pyetjen e drejtë kur hasni në probleme.
Pyesni veten se çfarë mund të bëni lidhur me atë çështje, në vend që të ndiheni keq për veten tuaj dhe fajin ta kërkoni diku tjetër. Kjo mantër duhet t’ju rikujtojë që zgjedhja varet ekskluzivisht nga ju.
Lumturinë, suksesin apo dështimin e zgjedhim ne vetë. Mund të ndërmerrni çfarëdo që dëshironi, mirëpo, para së gjithash, është e nevojshme të mendoni pozitivisht.
Mantra e dytë: Unë mund të bëj çdo gjë që dëshiroj
Përpiquni të provoni gjëra të reja. Shpesh frikësohemi të dalim nga zona e rehatisë nga frika e cila nuk është e pabazë, prandaj detyroni veten që sa më shpesh të provoni gjëra të cilat më parë nuk i keni provuar.
Nëse nuk provoni as nuk i njihni mundësitë tuaja se çfarë dhe sa mundeni. Nuk mund të jeni shkrimtar nëse nuk shkruani asgjë, tregtar nëse nuk tregtoni asgjë, apo valltar nëse nuk vallëzoni.
Nuk do të keni sukses nëse nuk provoni. Ndërgjegjja mundet të bëjë shumëçka.
Nëse i ushqeni me mendime pozitive, ato do të shprehen në jetën tuaj. Jemi të lindur pa kufizime dhe me mundësi që të realizojmë çdo gjë që synojmë, pengesat vetë i krijojmë me mendime negative.
Le të jetë ky vit i mendimeve pozitive. Filloni me aplikimin e këtyre mantrave në jetën tuaj dhe nuk do të mungojë cilësia më e mirë e jetës. Nëse i aplikoni këto rregulla që sot, viti i ardhshëm do të jetë juaji.