Dy femra dyshohet se janë sulmuar seksualisht dje në Pejë. Policia e ka arrestuar një egjiptian pasi që ai bashkë me 4 të tjerë i kishin sulmuar seksualisht dy femra të komunitetit rom.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, taksa 4 të dyshuarit tjerë kanë ikur.
Ndërkohë në Suharekë një femër ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dashuri i saj.
Nuk raportohet për të arrestuar. Policia thotë se po e heton rastin.
Me urdhët të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila do të trajtohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/