image Fatkeqësi: Dy fëmijë bien në një pus në Milloshevë, njëri nxirret i vdekur – tjetri në kërkim

Fatkeqësi: Dy fëmijë bien në një pus në Milloshevë, njëri nxirret i vdekur – tjetri në kërkim

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit, dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e nevojshme relevante, ku është konfirmuar vdekja e njërit fëmijë, rreth 10-12 vjeç.

Në kërkim është edhe një tjetër fëmijë.

“Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në pus”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10-12 vjeqar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjeter i cili dyshohet të ketë rënë në pusin me ujë. /Gazeta Sinjali/