Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit, dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e nevojshme relevante, ku është konfirmuar vdekja e njërit fëmijë, rreth 10-12 vjeç.
Në kërkim është edhe një tjetër fëmijë.
“Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në pus”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10-12 vjeqar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjeter i cili dyshohet të ketë rënë në pusin me ujë. /Gazeta Sinjali/