image Dy emigrantë myslimanë shqiptarë restaurojnë falas kishën, befasohen italianët

Rajon

Itali/ Dy emigrantë myslimanë shqiptarë restaurojnë falas kishën, befasohen italianët

news image

Një veprim i dy ndërtuesve me origjinë nga Shqipëria ka befasuar italianët.

Luan Halluli dhe Albert Muça nga e premtja kanë shkuar për të ristrukturuar falas pjesën e brendshme të kishës së San Roccos.

Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve shqiptarë. Luani dhe Alberti, javën e kaluar po kryenin punime në një shtëpi të zonës, duke përfituar nga pushimi i drekës hynë në kishë dhe u habitën nga gjendja e saj.

“Gjithçka ishte e shkatërruar”, thotë Luani, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep, duke shtuar se i ka propozuar Albertit për restaurimin e saj.