image Dwayne “The Rock” Johnson tregon arsyen e vdekjes së babait të tij

Film

Rrëfimi/ Dwayne “The Rock” Johnson tregon arsyen e vdekjes së babait të tij

news image

Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, ka folur më shumë rreth vdekjes së babait të tij, Rocky Johnson.

Ylli i WWE  ka vdekur në fundjavën e kaluar në moshën 75-vjeçare. Sipas aktorit, babai i tij kishte komplikime shëndetësore tash e një kohë.

“The Rock” ka shkruar më shumë informacione rreth vdekjes së babait të tij, në llogarinë e tij zyrtare, Instagram.

“Siç e dini, e kam humbur babanë para disa ditëve. E humba të atin dhe nuk kisha një shans për t’i dhënë lamtumirën”, tha Johnson në video. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/tv/B7g2jBilUXT/?utm_source=ig_web_copy_link

“Do jepja gjithçka tani vetëm për t’i dhuruar një përqafim dhe një puthje të madhe para se të vdiste dhe t’i them që e dua shumë, e respektoj dhe të falënderoj. Nuk arrita ta bëj këtë, por e tillë është jeta, siç e dinë shumë prej jush”, thotë mes të tjerash Johnson.

Aktori më pas kujtoi marrëdhënien e veçantë që kishte me babanë e tij.

“Ekziston një lidhje unike babë e bir është kaq e veçantë dhe është një lidhje e pazëvendësueshme”,tha 47 vjeçari.

https://www.instagram.com/p/B7ijfbKF5VS/?utm_source=ig_web_copy_link

Sipas Johnson, babai i tij vdiq nga një gjendje e quajtur trombozë e venave të thella./Gazeta Sinjali/