image Dushi, Kurtit: Mundesh me i marrë mbi 500 mijë vota, prapë mbetesh i paaftë me qeverisë

Politikë

Dushi, Kurtit: Mundesh me i marrë mbi 500 mijë vota, prapë mbetesh i paaftë me qeverisë

news image

Zyrtari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Florian Dushi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky kërcënoi opozitën që nëse nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se Vetëvendosja do të marrë gjysmë milioni vota.

Dushi i ka thënë Kurtit se ai mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje, por se prapë mbetet i paguximshëm që të marrë përgjegjësi dhe i paaftë të qeverisë.

“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prapë mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë. Ti prapë improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, ka shkruar Dushi në Facebook.  /Gazeta Sinjali/