image Dumoshi: Vetëvendosje bëri fushatë kundër djalit tim

Politikë

Dumoshi: Vetëvendosje bëri fushatë kundër djalit tim

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi duke folur për jetën personale dhe dy fëmijët e saj, ka thënë se shoqëria kosovare është politizuar. Kjo për arsyen se, sipas saj, po i atakojnë fëmijët të cilët i kanë prindërit në poste drejtuese në qeveri.

“Shoqëria jonë është politizuar shumë dhe fëmijët që ju takojnë prindërve të cilët kanë ndonjë pozitë, janë të atakuar si fëmijë të ministres. Kështu që filloi një fushatë e ashpër kundër djalit tim i cili është në Washington, ku shërben si diplomat i karrierës, filloi një fushatë “po e fshijmë me fshisë”. Ai është si të gjithë fëmijët e tjerë, por me një shkollim superior, me një magjistraturë për inteligjencën”, ka deklaruar Dumoshi në “Dhoma e Rrëfimit”.

Ajo ka theksuar se fushata kundër djalit të saj ka nisur prej Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas kësaj, Rrapi është larguar nga Kosova dhe ka thënë se nuk do të vijë më”, ka përfunduar ministrja Dumoshi. /Gazeta Sinjali/