image Dukagjin Lipa denoncon skandalin e publikuar për Ministrinë e Integrimit Europian

Kosovë

Shkrim/ Dukagjin Lipa denoncon skandalin e publikuar për Ministrinë e Integrimit Europian

news image

Gjatë ditës së sotme në media është publikuar një kontratë e nënshkruar nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha.

Një dokument i brendshëm i ministrisë që udhëhiqej nga Dhurata Hoxha, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik, tregon sesi kompania franceze “MAJORELLE PR & Event” u pagua 168 mijë euro për disa shërbime fare të thjeshta.

Aktiviteti kryesor i saj ishte që ta njoftonte ministrinë në baza mujore lidhur me atë se çfarë shkruanin mediat franceze për Kosovën.

“Nga raportimet e këtij operatori ekonomik për shërbimet e kryera në emër të MIE dhe natyrën e shërbimeve, dalin dyshime mbase të bazuara se a i’a ka vlejtë të paguhen 28,000.00 euro në muaj për shërbime të tilla (si p.sh. përcjellja e shtypit francez etj; se a e kanë përmendur ose jo Kosovën, etj;), gjë e cila do mund të bëhej edhe nga Kosova, me një kërkim të thjeshtë duke shkruar fjalën “Kosova” bashkë me datën përkatëse në google”, thuhet në këtë raport, që raportohet se i ka shkuar edhe Zyrës së Kryeministrit.

Si aktivitet tjetër aty përmendet “lobimi” i kompanisë për të sjellë në Kosovë gazetarë të huaj për përcjelljen e “Sunny Hill Festival” apo “Dokufest-in”.

E këtu, ka reaguar Dukagjin Lipa, babai i këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Dukagjin Lipa ka demantuar pretendimet e kompanisë franzece se ka lobuar për të sjellë gazetarë në Kosovë për përcjellen e “Sunny Hill Festival”.

“Duam ta sqarojmë se kjo agjenci nuk ka bërë absolutisht asnjë punë për Sunny Hill Festival. Asgjë. Në asnjë rast të dhënë. Përkundrazi, ne e kemi refuzuar bashkëpunimin me këtë agjenci, meqë e njëjta e ka kushtëzuar ardhjen eventuale të gazetarëve francez në Kosovë me kërkesa jo-profesionale ndaj nesh si festival si dhe ndaj pjesëmarresve dhe përkrahësve të festivalit të nivelit më të lartë botërorë. Dhe natyrisht se ne e kemi refuzuar menjëherë një mundësi të tillë të bashkëpunimit..dhe për këtë tentim dhe qasje joprofesionale është njoftuar edhe Ambasada e Kosovës ne Francë. Prandaj kjo agjenci nuk mund ta përmend festivalin Sunny Hill në raportin e saj të punës, në të cilin mundohet ta arsyetojë shumën e parave të cilën e paska marrë prej Qeverisë së Kosovës”, shkruan Lipa, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

/Gazeta Sinjali/