Një person në Vushtrri nuk ka mundur t’i përmbahet detyrimit për t’u vetizoluar në shtëpi.
Pasditen e djeshme, Policia njofton se ka inicuar rast ndaj këtij personi në Vushtrri që nuk i është përmbajtur rekomandimeve rreth COVID-19.
“Vushtrri 05.08.2020-17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk i është përmbajtur rekomandimeve për vet-izolim. Me vendim të prokurorit është inicuar rast ndaj personit të dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali