image Dude Balje flet pas kalimit në Grupin Parlamentar të Nismës

Kosovë

Dude Balje flet pas kalimit në Grupin Parlamentar të Nismës

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka treguar arsyet se pse ajo dhe kolegët e saj i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së bashku me tre deputetët e tjerë kanë vendosur ta ruajnë emrin e grupit të tyre dhe të krijojnë një koalicion me grupin Nisma dhe AKR.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të mbrojtur interesat e komuniteteve tona”, shkruan Balje.

Lajmin për bashkimin me “Nisma-AKR-6+” për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Shala ka bërë të ditur se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar.

/Gazeta Sinjali/