Rep-artisti i njohur shqiptar, Duda, e ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Fakte” dhe është në bashkëpunim me Unittick, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e kanë shkruar artistët, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Alizie.
Fansat e rep-artistit thonë se ky projekt është “diss” për rep-artistin gjithashtu të njohur shqiptar, Unikkatil.
Kënga është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të Dudës në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/