image “Duda është analfabete” - Balje i reagon analistit: Po të fali në këtë muaj të shenjtë

Politikë

“Duda është analfabete” – Balje i reagon analistit: Po të fali në këtë muaj të shenjtë

news image

Analisti politik, Blerim Latifi, sonte në një emision televiziv tha se deputetja Duda Balje është analfabete. “Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete”, tha ai në t7.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë Balje, e cila la të kuptohet se po e kursen Latifin për hir të muajit të Ramazanit.

Në një postim në Facebook, Balje i ka thënë Latifit se ai është analisti i parë në televizion çdo ditë, por në listën për deputet ka qenë i fundit.

“O Blerim, a je ti si analist i pari në tv çdo ditë, për çka në listën kandiduese për deputet ke qenë i fundit. Dhe ndoshta krej i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe te mbrosh qendrimin tënd i cili si duket të mungon! Une ty nuk të njoh, të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurtë që nuk je për politikë për këtë në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal”, ka shkruar Balje.

/GazetaSinjali/