image Duda Balje kërkon që Kosova të hapë një zyrë ndërlidhëse në Sarajevë

Politikë

Duda Balje kërkon që Kosova të hapë një zyrë ndërlidhëse në Sarajevë

news image

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të hapin Zyrë Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Sarajevë.

Në këtë kërkesë të saj theksohet se hapja e një zyre ndërlidhëse, do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve dhe njëkohësisht do të shërbente edhe në përafrimin politik midis dy shteteve dhe do ta rriste bashkëpunimin ndërshtetëror e rajonal.

Kërkesa e saj është dërguar konkretisht në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme./ Gazeta Sinjali/