Deputetja boshnjake, Duda Balje ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të hapin Zyrë Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Sarajevë.
Në këtë kërkesë të saj theksohet se hapja e një zyre ndërlidhëse, do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve dhe njëkohësisht do të shërbente edhe në përafrimin politik midis dy shteteve dhe do ta rriste bashkëpunimin ndërshtetëror e rajonal.
Kërkesa e saj është dërguar konkretisht në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme./ Gazeta Sinjali/