image “Dua të kthehem në shtëpinë time”/ Xavi kërkon rikthimin në Barcelonë

Futboll

“Dua të kthehem në shtëpinë time”/ Xavi kërkon rikthimin në Barcelonë

news image

Për ta marrë postin e trajnerit të Barcelonës, Xavi duhet ta braktisë atë të kubit të Al Saddit. E këtë gjë e ka kërkuar vetë ai, shkruan Sinjali Sporti.

Al Saddi dje përmes një komunikate deklaroi që kanë për qëllim ta mbajnë Xavin si trajner të klubit. Mirëpo, Xavi është shprehur haptazi që dëshiron të kthehet, siç thotë ai “në shtëpinë e tij”.

Xavier Hernández Creus ka kaluar 17 sezone si pjesë e klubit spanjoll dhe vlerësohet si një nga më legjendarët e Barçës.

Jam në bisedime me Barçën që disa ditë”, tha Xavi pas takimit mes Al Sadd dhe Al Duahil.

Tani gjithçka varet nga bisedimet mes dy klubeve, ato duhet ta arrijnë një marrëveshje. Unë dua të kthehem në shtëpi vërtet. Shpresoj se do të ndodhë. Unë kam kontratë dhe tani klubet duhet të bisedojnë. Ata e dinë qëndrimin tim”, shtoi ai.

Trajneri i fundit i Barcelonës ishte Ronald Koeman, i cili dha dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit për shkak të mungesës së performancës.

/Gazeta Sinjali Sporti/