image Dua ndërhynë në politikë, bën thirrje të votojnë për ta larguar Trumpin

Bota e Yjeve

Dua ndërhynë në politikë, bën thirrje të votojnë për ta larguar Trumpin

news image

Dua sërish me deklara kundër Donald Trumpit.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, së fundi ka qenë aktive me postime, ku flet për zgjedhjet në Amerikë.

Ajo disa herë ka treguar se nuk e favorizon Donald Trumpin, andaj nuk i ka kursyer edhe ironitë për të.

Këngëtarja ka shpërndarë një postim, ku shfaq një sondazh, në të cilin favorizohet demokrati Joe Biden.

“Mos u rehatoni shumë me rezultate të sondazheve, dilni dhe votoni për ta larguar atë”, janë fjalët e Duas në atë postim.

Kujtojmë se Dua Lipa ka filluar punën për projektin e ri muzikor, teksa së fundi ka qenë e angazhuar edhe me kampanja. /Gazeta Sinjali/