Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në muajin prill do të publikojë albumin e saj të dytë, që titullohet “Future Nostalgia”.
Dua krahas që ka qenë tejet e angazhuar në album, ka gjetur kohë të publikojë edhe projekte të reja muzikore, të jap intervista për media të huaj dhe të performojë në festival e skena të mëdha botërore për gjatë gjithë vitit, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi në një intervistë për “MTV”, artistja shqiptare ka zbuluar pesë gjërat që e bëjnë atë nostalgjike.
Ja cilat janë ato:
Kënga “Cry Me a River” nga Justin Timberlake – pasi që i kujton fëmijërinë.
Tamagotchi – Një lodër që është krijuar në Japoni dhe ishte lansuar në vitin 1997, e që ishte e famshme gjithandej në botë.
Unazat (Ring Pops) – Ia kujtojnë kohën kur shkonte në dyqanet e ëmbëlsirave me gjyshen.
Patiket me drita – Dua thotë se ia kujton kohën kur ishte e re dhe vraponte vërdallë.
The Powerpuff Girls – Artistja shqiptare ka thënë se është fanse e madhe e serialit të animuar që është lansuar në vitin 1998.
Kujtojmë se albumi i dytë i artistes shqiptare “Future Nostalgia” do të publikohet më 3 prill të këtij viti./Gazeta Sinjali/