image Dua Lipa zbulon datën se kur do ta publikojë albumin

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa zbulon datën se kur do ta publikojë albumin

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka gati albumin më të ri muzikor.

Albumi i cili titullohet “Future Nostalgia” do të publikohet më 3 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 38 milionë ndjekës.

Future Nostalgia, albumi do të publikohet më 3 prill”, ka shkruar ajo në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B77FCVhBDJa/

Ky është albumi i dytë i artistes dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Krahas albumit, artistja më 31 janar do ta publikojë projektin më të ri muzikor “Physical”, projekt ky që do të lansohet i shoqëruar me videoklip./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B76kyY6BUVr/