Ajo ka performuar së fundmi në Melbourne, në një shfaqje të mahnitshme të dielën mbrëma, biletat e së cilës u shitën vetëm për një natë.
Dhe ndërsa turneu botëror i Dua Lipës po vazhdon, ajo ka qenë këtë herë e pranishme në Auckland në Zelandën e Re për të performuar në kuadër të “Future Nostalgia”.
Këngëtarja, 27-vjeçe, bëri një vizitë në ishullin Waiheke dhe ndau disa fotografi të mrekullueshme nga udhëtimi teksa po shijonte pak kohë përpara koncertit të ardhshëm.
Dua shfaqi figurën e saj me një kostum ngjyrë ari, të cilin e kishte lënë të hapur në pjesën e gjoksit dhe barkut. Ajo e kompletoi dukjen me një zinxhir të ngjashëm të varur rreth belit.
Lipa, e cila po pozonte në anë të një jahti, i kishte lëshuar flokët dhe zgjodhi një palë syze dielli me vathë ari.