image Dua Lipa uron me fjalët më të ëmbla të dashurin e saj 3 vjet më të ri

Bota e Yjeve

Dua Lipa uron me fjalët më të ëmbla të dashurin e saj 3 vjet më të ri

news image

Ata kanë filluar marrëdhënien e tyre prej qershorit të vitit 2019.

Dua Lipa dëshmoi se është e dashuruar me Anwar Hadid si kurrë më parë, ndërsa ndau me fansat në rrjetet sociale disa fotografi për të shënuar ditëlindjen e tij të 22-të.

Këngëtarja 25 vjeçare, publikoi disa imazhe ku shihej me bukuroshin, teksa shkroi në mbishkrimi: “Ti e bën botën time shumë më të mirë”.

Dua ndau disa çaste gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.

Me titullin e postimit romantik, ajo shkroi: “Urime ditëlindjen baby, një tjetër xhiro rreth diellit … ti e bën botën time shumë më të mirë”.

Duke folur për romancën e saj me Anwar në një intervistë për Rolling Stone, ylli me prejardhje nga Kosova tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se çdo tjetër”.

Ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa dëshirojmë të shihni”.  /GazetaSinjali/