Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, së fundmi ishte e ftuar për herë të parë në emisionin e moderatorit të njohur amerikan Jimmy Fallon.
24-vjeçarja gjatë kësaj interviste foli për këngën e re “Don’t Start Now”, albumin e ri që do të publikohet së shpejti, “Sunny Hill Festival”, si dhe për atë se çka e ka shtyrë të punojë më shumë në muzikë, transmeton Gazeta Sinjali.
Artistja shqiptare gjithashtu ia kujtoi moderatorit se si në vitin 2016 kur kishte performuar për herë të parë në emisionin e tij e kishte përqafuar pa pritur, duke qeshur kështu me situatën që ishte krijuar atëherë.
Dua Lipa tregoi që kur ka fituar çmimin si “Artistja më e mirë e re” në Grammys, e ka bërë atë që të punojë më shumë për të krijuar muzikë më të mirë për publikun.
“Definitivisht nuk kam pritur diçka të tillë me incizimin tim të parë”, ka thënë artistja për çmimin “Kënga më e mirë dance”, me këngën Electricitry në bashkëpunim me Silk Cityn.
Kujtojmë se “Future Nostalgia” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar vetëm në versionin audio dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/