Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja shqiptare e ka publikuar një imazh, ku ka treguar se cili është fustani i ëndrrave të saj.
“Fustani i ëndrrave të mija“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, i cili është realizuar në tepihun e kuq të “Mnet Mama Awards 2019”.
Dua në këtë ceremoni krahas performancës së projektit më të ri muzikor, u nderua edhe me çmimin si “Artistja më e preferuar internacionale”.
“Don’t Start Now” është projekti i fundit muzikor i artistes shqiptare. Kënga është publikuar më 1 nëntor dhe deri më tani numëron mbi 56 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/