Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, dje publikoi projektin më të ri muzikor “Don’t Start Now”.
Kënga në më pak se 24 orë ka marrë mbi pesë milionë klikime në platformën “YouTube”, transmeton Gazeta Sinjali.
Krahas kësaj, kjo këngë ka thyer rrjetin duke u bërë kështu kënga më e kërkuar në “Shazam”, platformë kjo që identifikon këngët.
Revista e njohur “Forbes”, këngën e re të artistes shqiptare e ka cilësuar në të vërtetë si një “Epokë të Re”./Gazeta Sinjali/